22 Dhjetor 2024

Prokuroria e Pejës ndalon 3 persona për vjedhjen e 20 mijë eurove

Pejë, 19 shtator - Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin se gjatë ditës se djeshme ka ndaluar tre (3) persona (H.A., E.H., dhe M.A.,) të cilët duke vepruar si anëtar të grupit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë” nga neni 315 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tre (3) të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej njëzetmijë (20.000) mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre (3)  të dyshuarit (H.A., E.H., dhe M.A.,) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00.

Pas kontrollit të shtëpive të pandehurve, në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur parat e vjedhura, në shumë prej njëzetmijë (20.000) euro.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë do paraqet kërkesën për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)