Prokuroria e Pejës dhe Gjakovës arrestojnë gjashtë persona për fajde
Pesë (5) persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës, ndërsa një (1) person i dyshuar është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Gjakovës.
Gjatë fazës hetimore, janë kontrolluar disa lokacione në Pejë, Deçan dhe Gjakovë, nga të cilat janë sekuestruar katër (4) vetura, telefona, dokumente, armë, para dhe prova tjera, si dhe janë bllokuar disa xhirollogari bankare të dyshuarave për shkak të veprës penale të lartcekur.
Ky rast ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë raportuar personat e dyshuar që merren me veprimtarin e fajdesë.
Lusim të gjithë ata të cilët kanë informata për persona të implikuar në veprimtari të fajdeve t’i raportojnë në Prokurorinë e Shtetit ose në Policinë e Kosovës. ​