12 Janar 2025

Prokuroria e Pejës akuzon L. A për vrasje në tentativë dhe kanosje

Pejë, 22 nëntor - Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.A për veprën penale ”Vrasje në tentativë”, nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe kundër të pandehurit E.A për veprën penale “Kanosje” nga neni 185 paragrafi 2 i KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A, me datën 10/10/2018, rreth orës 17:10, në fshatin Muzhevinë Komuna e Istogut, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.I, në atë mënyrë që kur babi i tij, këtu i pandehuri E.A, i tregon për një mosmarrëveshje me të dëmtuarin U.I, i pandehuri shkon në shtëpinë e tij, merr pistoletën dhe me tu paraqitur i dëmtuari U.I, i drejtohet me fjalët “Pse ti po ma kërcënon babën”, derisa dëshmitari Y.I ishte duke u marr me të pandehurin E.A, i cili kishte ngritur hurin për ta goditur të dëmtuarin U.I, i pandehuri L.A kishte shtënë me armë, duke e qëlluar të dëmtuarin U.I në pjesën e regjionit të sipërm të kofshës se këmbës se majtë, ku për pasojë i dëmtuari bie pa ndjenja në tokë, ndërsa i pandehuri ikë nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)