Prokuroria e Mitrovicës nis hetimet kundër Aleksandër Vulin
Mitrovicë, 24 tetor - Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, morri sot aktvendim për fillimin e hetimeve kundër Aleksandër Vulin, ministër pa protofol në Qeverinë e Serbisë.
Ky aktvendim u mor për arsye se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Aleksandër Vulin, më 17 tetor 2013, në kohën e pacaktuar, në mënyrë të paautorizuar ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë, jashtë vendkalimit kufitar të autorizuar dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Me këtë ka kryer vepër penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Hetimet sipas këtij aktvendimi fillojnë nga dita e sotme, 24 tetor 2013, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se z. Vulin ka kryer vepër penale dhe me qëllim që në procedurën hetimore të mblidhen prova në bazë të së cilave do të vendoset se a do të ngritët aktakuzë apo hetimi do të pushoj.
Gjithashu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm po sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj të pandehurit Vulin.