17 Janar 2025

Prokuroria e Gjilanit ngritur aktakuzë kundër B.B dhe V.H

Gjilan, 1 shkurt - Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve B.B dhe V.H.,  që të dy persona zyrtar.

Dy të pandehurit B.B dhe V.H., persona zyrtar të KEDS-it, nga Gjilani më datë 07 dhjetor 2015 me qëllim që të shkelin të drejtat e personit tjetër të privatësisë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare.

Të pandehurit B.B dhe V.H., duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tyre kanë bërë kontrollimin e kundërligjshëm të shtëpisë së të dëmtuarit I. S., në atë mënyrë që pa leje apo urdhëresë të organit kompetent dhe pa pëlqimin e konsumatorit, kanë hyrë për kontrolle, brenda shtëpisë së të dëmtuarit I. S., për të kontrolluar dhe vërtetuar se konsumatori a është duke e keqpërdorë energjinë elektrike.

Me këto veprime dy të pandehurit kanë kryer veprën penale kontrollimi i kundërligjshëm nga neni 201 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)