Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Zijadin Hasani
Prishtinë, 4 tetor - Prokuroria Komunale në Gjilan ka ngritur propozim aktakuzë kundër të pandehurit Zijadin Hasani, infermier në spitalin regjional në Gjilan, për shkak të kryerjes së veprës penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 paragrafi 1 i KPK-së.
I pandehuri, që nga viti 2010 e gjer më 13.09.2012, në vazhdimësi, në spitalin regjional të Gjilanit, saktësisht në repartin e pediatrisë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka shpërdorë pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që pacientëve në mënyrë private në këtë repart në vazhdimësi i ka ofruar shërbime, përkatësisht, iu ka dhënë injeksione, duke pranuar nga të njëjtit nga 5 euro për çdo injeksion.
Vetëm nga e dëmtuara G. A. ka marrë 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë euro), me çka ka kryer vepër penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit.
Prokuroria Komunale në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata Komunale në Gjilan që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën për të cilën akuzohet dhe të njëjtit ti shqiptoj dënimin sipas ligjit.