24 Dhjetor 2024

Prokuroria e Gjakovës ngrit aktakuzë ndaj personit zyrtar për ngacmim

Gjakovë, 9 nëntor  - Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit P.P., për shkak të veprës penale “Ngacmimi”, nga neni 182 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional  të dëmtuarës R.S.

Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj,  të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën.

Më pas,  në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë,  si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit  të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)