Prokuroria e Gjakovës ka ngritur 148 aktakuza kundër 148 personave gjatë vitit 2021
Gjakovë, 29 dhjetor - Prokuroria Themelore në Gjakovë, brenda periudhës kohore janar-dhjetor 2021, ka ngritur 148 (njëqindedyzetetetë) aktakuza, kundër 148 (njëqindedyzetetetë) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjakovë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit në punë, transparencës e llogaridhënies.
Si dhe, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, përfshirë ato që kanë të bëjnë me dhunën në familje.