17 Maj 2024

Prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë për "Grupin e Drenicës"

Prishtinë, 8 nëntor - Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, ka ngritur aktakuzën kundër ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, ish- komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, Sahit Jasharit, Sabit Gecit, Hysni Thaçit, Avni Zabelit, Zeqir Demakut, Jahir Demakut, Nexhat Demakut Kryetar i Drenasit, Fadil Demakut, deputet i Kuvendit të Kosovës, Ismet Haxhës, Bashkim Demaj, Agim Demaj, Driton Demaj dhe Selman Demaj të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Në njoftimin e ELEX-it bëhët e ditr se sot një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër pesëmbëdhjetë të pandehurve.

Të pandehurit akuzohen për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, përfshirë tortura, keqtrajtim të të burgosurve, dhe vrasje, të cilat supozohen të jenë kryer në një qendër paraburgimi të UÇK-së në Likoc në vitin 1998.

Po ashtu, ata dyshohen edhe për vepra të torturës dhe vrasjes së civilëve. Në Aktakuzë, siç mësohet, akuzohen për vrasje Sami Lushtaku, Sabit Geci dhe Sahit Jashari. Të tjerët akuzohen për torturë.

Lidhur me këtë aktakuzë ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e cila kërkon që të ndërpriten këto procese të montuara politike dhe që luftëtarët e UÇK-së të lirohen menjëherë.

"Ngritja e aktakuzës kundër bashkluftëtarëve tonë të ZO të Drenicës, argumenton tentimin e vazhdueshëm të EULE-it për të goditur bartësit e luftës çlirimtare."

"Persekutimi i vazhdueshëm i luftëtarëve të lirisë nga EULEX, në fakt ka argumentuar se këta kanë vetëm një detyrë në Kosovë: njollosjen e luftës çlirimtare të kombit shqiptar në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për të nxjerr përfituese Serbinë dhe bashkëpuntorët e saj të shumtë në Kosovë", theksohet në reagimin e OVL të UÇK-së.
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)