16 Janar 2025

Prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për arrestimin e Kurtit dhe të tjerëve

Prishtinë, 29 tetor - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, ka konfirmuar për gazetën se do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesën për lëshimin e urdhër arrestit për katër deputetët që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.

Arrestimi do të kërkohet për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Faton Topallin nga “Vetëvendosje” dhe Donika Kadaj-Bujupin nga AAK-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Ata po hetohen për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të paautorizuar të armës së rrezikshme.

“Meqenëse nuk u janë përgjigjur ftesave për intervistim, prokurori i çështjes do të kërkojë nga Gjykata –lëshimin e urdhër arrestit me qëllim të sigurimit të prezencës së tyre në procedurë të mëtejmë”, ka thënë kryeprokurori Beka.

Në përgjigjet e tij për gazetën, Beka i është shmangur termit “arrestim”, kur është pyetur nëse kjo do të kërkohet për deputetët.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)