17 Janar 2025

Prokuroria: Disa kardiolog janë nën hetime, jo për të gjithë

Prishtinë, 27 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se lidhur me rastin “STENDA” për të cilin kanë filluar hetimet në vitin 2014, në bazë të provave të siguruara gjatë fazës së hetimeve ka zgjeruar hetimin edhe për disa të dyshuar të tjerë.

Në ketë rast bëhet fjalë për disa mjek kardiolog e jo për të gjithë kardiologët në Kosovë, të cilët dyshohen së kanë kryer veprat penale:

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 dhe 2.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,- Marrje e ryshfetit nga neni nga neni 428 paragrafi. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

Dhënie e ryshfetit, nga neni nga neni 429 paragrafi. 2 dhe 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, nga neni 260 paragrafi 1 dhe 4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës;

Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike, nga neni 262 paragrafi. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, në këtë rast janë zgjeruar hetimet edhe për tre persona juridik për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprat penale:

Dhënie e ryshfetit, nga neni nga neni 429 paragrafi. 2 lidhur më nenin 40 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe

Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, nga neni 260 lidhur më nenin 40 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria do të ftoj të gjithë mjekët e dyshuar, që janë të përfshirë në hetime, që të japin deklaratat e tyre, të sqarojnë dyshimet që iu vihen në barrë dhe për të paraqitur mbrojtjen e tyre lidhur me ato dyshime.

Gjithashtu, informojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit protestën e paralajmëruar nga disa kardiologë të vendit tonë e konsideron presion për ndërhyrje në punën e pavarur të Prokurorit të Shtetit.

Prokurori i Shtetit kujdeset të siguroj trajtim të barabartë objektiv dhe pa paragjykime për të gjithë qytetarët e vendit, pa marrë parasysh se çfarë funksione ose profesione kanë dhe nuk do të pranojë kurrfarë ndikimi, ndërhyrje apo tentativa për të penguar punën e Prokurorit të Shtetit në fazën e kryerjes së funksioneve prokuroriale në hetime penale, pa paragjykuar epilogun e hetimeve.

Lidhur me kërkesën e Federatës Sindikale të Kosovës për takim me kryeprokurorin e Shtetit, njoftojmë opinionin se Prokuroria në kuadër të kompetencave ligjore që ka, është e gatshme për bashkëpunim me çdo qytetar dhe çdo institucion, andaj kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi së bashku me prokuronin e këtij rasti do t’i presin nesër në takim përfaqësuesit e kësaj sindikate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)