23 Dhjetor 2024

Prokuroria dhe Gjykata në Prizren efikase në trajtimin e lëndëve të korrupsionit

Prishtinë, 15 mars - Lëvizja FOL sot ka publikuar raportin “Performanca e Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor në Zgjidhjen e Lëndëve të Korrupsionit gjatë vitit 2021 (analizë statistikore)”, i cili e adreson çështjen e performancës dhe efikasitetit të shkallës së parë të sistemit gjyqësor dhe të atij prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë periudhës janar – dhjetor 2021, si dhe shtjellon nivelin e ngarkesës së punës së këtyre institucioneve në zgjidhjen e këtyre lëndëve. 

Raporti është bazuar në të dhënat statistikore zyrtare të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për vitin 2021, ndërsa për matjen e performancës së këtyre institucioneve mbi bazën e këtyre statistikave zyrtare, FOL ka përdorur metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ). Raporti nuk përfshinë cilësinë e lëndëve, apo cilësinë e punës së prokurorive dhe gjykatave, por vetëm matjen statistikore të tyre.

Albana Hasani, Hulumtuese në Lëvizjen FOL prezantoj gjetjet kryesore të këtij raporti, disa prej të cilave janë të listuara si më poshtë.

â¦Â Prokuroria Speciale dhe shtatë prokuroritë themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 kanë pasur në punë gjithsej 802 lëndë të korrupsionit, prej të cilave ato kanë arritur t`i trajtojnë gjithsej 409 lëndë, përkatësisht 51 % të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë gjatë këtij viti. Ndërkaq, pjesa prej 393 lëndëve kanë mbetur të pazgjidhura dhe janë bartur për vitin 2022.

â¦Â Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Republikës së Kosovës për vitin 2021 rezulton të jetë 84 %, që nënkupton së numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më i ulët se numri i lëndëve të reja të pranuara gjatë vitit. 

â¦Â Bazuar në të dhënat e përgjithshme statistikore të pranuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Prokuroria që ka arritur rezultatet më të mira në trajtimin e rasteve të korrupsionit gjatë kësaj periudhe është Prokuroria Themelore e Prizrenit, e cila gjatë kësaj periudhe ka arritur normën më të lartë të zgjidhjes së lëndëve (120 %), normën më të lartë të qarkullimit të lëndëve (4.29 %) si dhe kohën më të shkurtë të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që këtë vit kishin ngelur të pazgjidhura. Me fjalë të tjera, nga 90 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo prokurori, ka arritur të zgjidh 73 prej tyre, apo 81 %.

â¦Â Ndërkaq prokuroria me rezultatet më të dobëta në trajtimin e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2021 (njëjtë sikurse në vitin 2020) ishte Prokuroria Themelore e Mitrovicës, e cila gjatë kësaj periudhe ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve (0.26), normën më të ulët të zgjidhjes së lëndëve (44 %) si dhe indeksin më të lartë të lëndëve të grumbulluara ( 2.96 ). Me fjalë të tjera, nga 133 lëndë sa kjo prokurori ka pasur në punë gjatë këtij viti, ka arritur të zgjidh vetëm 28  prej tyre, apo vetëm 13 % të të gjitha lëndëve që i ka pasur në punë. 

â¦Â Sa i përket numrit të aktakuzave të ngritura gjatë kësaj periudhe, shtatë prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale gjatë vitit 2021, kishin ngritur aktakuza për 335 persona në lidhje me veprat penale të korrupsionit.

Ndërsa sa i përket gjetjeve në lidhje me sistemin gjyqësor, Hasani deklaroj se:

â¦Â Shtatë gjykatat themelore të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2021 i kanë pasur në punë gjithsej 383 lëndë të korrupsionit (281 prej të cilave kanë qenë të trashëguara nga viti paraprak dhe 102 lëndë të reja të krijuara gjatë vitit), ndërsa kanë arritur të zgjidhin vetëm 108 lëndë, apo 28 % të të gjitha lëndëve që i kanë pasur në punë.

73 % e lëndëve të korrupsionit që kanë qenë në punë gjatë vitit 2021, përkatësisht 281 lëndë, ishin trashëguar nga vitet paraprake. 

â¦Â Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha gjykatat themelore gjatë vitit 2021 ishte  106 %, që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe e tejkalon numrin e lëndëve të reja të krijuara gjatë vitit. 

â¦Â Bazuar në statistikat e përgjithshme të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rezultatet më të mira në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit gjatë kësaj periudhe i ka arritur Gjykata Themelore e Prizrenit, e cila gjatë kësaj periudhe e ka arritur normën më të lartë të qarkullimit të Lëndëve (1.15), indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara (1.13), si dhe kohën më të shkurtër të nevojshme për zgjidhjen e lëndëve që këtë vit kishin mbetur të pazgjidhura (317 ditë). Me fjalë të tjera, nga 43 lëndë të korrupsionit sa ka pasur në punë kjo gjykatë, ka arritur të zgjidh 23 lëndë, apo 53% të të gjitha lëndëve.

â¦Â Ndërsa rezultatet më të dobëta në trajtimin e lëndëve të korrupsionit gjatë vitit 2021 i ka arritur Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila nga 197 lëndë sa ka pasur në punë në vitin 2021, ka arritur të zgjidh vetëm 34 prej tyre, apo vetëm 17 %. Kjo gjykatë gjatë kësaj periudhe e ka arritur normën më të ulët të qarkullimit të lëndëve (0.20), indeksin më të lartë të grumbullimit të lëndëve (4.61), si dhe kohën më të gjatë për zgjidhjen e lëndëve që këtë vit kishin ngelur të pazgjidhura.

â¦Â Gjykatat themelore  gjatë vitit 2021 kanë nxjerrë 59 aktgjykime fajësuese, 26 aktgjykime liruese, 4 aktgjykime refuzuese, si dhe 19 lëndë janë zgjidhur në mënyra tjera. Nga aktgjykimet fajësuese, për pjesën më të madhe të tyre, përkatësisht për 31 lëndë, janë shqiptuar dënime më gjobë, ndërsa për 22 lëndë janë shqiptuar dënime me burg dhe për 6 lëndë dënime me kusht.




 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)