22 Dhjetor 2024

Prokuroria dhe EULEX-i thellojnë bashkëpunimin institucional

Prishtinë, 1 nëntor - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, z. Lars-Gunnar Wigemark, i shoqëruar nga Shefi i Shtyllës së monitorimit, z. Benny Jensen dhe Këshilltarja për të Drejtat e Njeriut në këtë mision, znj. Valentina Vitali.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i Eulex-it, patën diskutime të frytshme lidhur me çështjet që përfshijnë fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë identifikimin dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta, avancimin e bashkëpunimit në funksion të konsolidimit të një sistemi të drejtë ligjor, të arriturat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve të ndryshme penale që monitorohen nga misioni i Eulex-it, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për reformat ligjore, veçmas për hyrjen në fuqi të Kodit të Ri të Procedurës Penale.

Në këtë kontekst, U.D. Kryeprokurori Kelmendi e vlerësoi jashtëzakonisht të domosdoshme mbështetjen dhe ekspertizën e Eulex-it në ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.

Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit shprehi gatishmërinë institucionale për t’i adresuar të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti monitorues i Eulex-it lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit, me këtë rast, ka çmuar lartë procesin e monitorimit të rasteve të ndryshme penale, duke ndikuar kështu pozitivisht në avancimin e punës profesionale të prokurorëve të shtetit.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë takim mjaftë të dobishme dhe produktiv si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)