14 Janar 2025

Prokuroria cakton 4 prokurorë për zgjedhjet në Graçanicë

Prishtinë, 16 janar - Prokurori i Shtetit edhe për këto zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Graqanicës, që do të zhvillohen të dielën, me 18 janar 2015, ka ndërmarrë veprime konkrete, duke caktuar katër prokurorë kujdestarë.

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, bashkë me prokurorët kujdestar, me qëllim të parandalimit të parregullsive janë të përkushtuar për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve.

Prokurorët kujdestarë do të qëndrojnë në Stacionin Policor në Graçanicë, ku në pajtim me procedurën standarde të veprimit dhe në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës, do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në keqpërdorimin e votës.

Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Komunës së Graçanicës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë çdo rast për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë. Adresa e vetme për raportimin e keqpërdorimeve është Policia e Kosovës përmes numrit 192 apo duke kontaktuar direkt prokurorët kujdestarë.

Prokurori i Shtetit do te jetë i pa kompromis ndaj të gjithë atyre që cenojnë votën e lirë të qytetarëve.

Prokurori i Shtetit edhe gjatë ditës së zgjedhjeve do të njoftojë qytetarët e Republikës së Kosovës mbi  mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)