17 Janar 2025

Prokurori kërkon nga AKP, ta heq nga lista e uzurpatorëve

Prishtinë, 16 shkurt - Prokurori i Shtetit ka kërkuar nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, ta heq nga lista e uzurpatorëve emrin e Prokurorit të Shtetit, dhe ta pasqyroj gjendjen reale të listës.

Prokurori i Shtetit, lidhur me publikimin e listës së uzurpatorëve të institucioneve publike nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, ku është përfshirë emir i Prokurorit të Shtetit në këtë listë, ka njoftuar se ka shfrytëzuar ish-objektin e Bankës së Lubjanës sipas vendimit të Ministrisë së Administratës Publike të vitit 2011.

Me vendimin Ref.M-MAP-I01/2011 të datës 18.01.2011, në pikën e I-rë është paraparë që:

“Në objektin ish “Banka e Lubjanës”, i cili ka qenë në shfrytëzim nga OSBE, të akomodohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryeprokuroria e Kosovës”.

Në pikën e II-të është:

Obliguar MPJ dhe Kryeprokuroria e Kosovës, që objektin ta shfrytëzojë në pajtim me politikat e përcaktuar nga MAP/DSPMINQ.

Ndërsa në pikën III-të, është paraparë që për zbatimin e këtij vendimi janë përgjegjës Drejtoria e DSPIMNQ/MAP, Sekretari i Përgjithshëm i MPJ dhe Kryerprokuri i Kosovës.

\"Prokurori i Shtetit kërkon nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit, ta heq nga lista e uzurpatorëve emrin e Prokurorit të Shtetit, dhe ta pasqyroj gjendjen reale të listës\", thuhet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)