Prokurori i Shtetit, nuk është kompetent për arnmë
Prishtinë, 17 shkurt - Prokuroria e Kosovës, ka njoftuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, nuk është organ kompetent i cili merret me dhënien apo me marrjes e lejes së mbajtjes së armëve, sic është cekur sot nëpër media se Prokuroria e Kosovës do të nisë së shpejti procedurën për tërheqjen e lejeve të armëve për Liburn Aliun dhe Xhelal Sfeqlen.
\"Institucioni kompetent për shqyrtimin e kërkesave dhe shkresave për dhënie apo marrjen e lejes së mbajtjes së armëve është Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës. Po ashtu, Prokurori i Shtetit nuk ka njohuri se dy të lartëcekurit a mbajnë apo nuk mbajnë armë\", është thënë në komunikatën e Prokurorit të Shtetit.