15 Janar 2025

Prokurori i shtetit me shumë sfida

Prishtinë, 9 qershor - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Rober Bosch.

Fillimisht në këtë takim, kryeprokurori Lumezi, nga ambasadori Besch pranoi urimet për dekretimin e tij në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e njoftoi ambasadorin Besch me synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit, me sfidat, me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit, si dhe sistemi prokurorial i Kosovës në tërësi, si dhe me zbatimin e reformave në këtë sistem. 

Kryeprokurori Lumezi, theksoi se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve të luftës, terrorizmit dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Në këtë takim ambasadori Besch e inkurajoi kryeprokurorin Lumezi, që të punojë në forcimin e sundimit të ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në hetimin e rasteve që bëhen publike nga mediat, duke theksuar që prokurorët duhet të tregojnë rezultate dhe profesionalizëm të lartë në këto drejtime.

Po ashtu, ambasadori Bosch i premtoi kryeprokurorit Lumezi, përkrahje dhe bashkëpunim të plotë nga ana e tij në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe Holanda, përmes ambasadës së saj në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)