Prokurori i ri i Specializuar, Jack Smith nënshkruan deklaratën solemne
Hagë, 11 shtator - Sot Prokurori i Specializuar Jack Smith nënshkroi deklaratën solemne se do t’i ushtrojë funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme, dhe të ndërgjegjshme.
Kjo është në përputhje me nenin 36 të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Smith u zgjodh në postin e Prokurorit të Specializuar në maj të vitit 2018, pas një procesi përzgjedhës të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe pas emërimit të tij nga Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
Smith e nënshkroi deklaratën solemne në Zyrën Administrative të Dhomave të Specializuara, në prani të Administratores, Dr. Fidelma Donlon, e cila ishte dëshmitare e nënshkrimit.
Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.