23 Dhjetor 2024

Prokurori e Shetit të Kosovës: Hetimet, s'janë gjetur prova

Prishtinë, 24 dhjetor - Prokuroria e Shtetit ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese dhe ligjore ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Në kuadër të saj është themeluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  kompetente për të ndjekur edhe kryesit e veprave penale të krimeve të luftës.

Kjo prokurori udhëhiqet nga një prokuror i Eulex-it, ndërsa përbëhet nga prokuror vendës dhe prokuror ndërkombëtar, kryesisht nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prokurorët e kësaj prokurorie janë të përzgjedhur nga vendet me sistemet më të mira dhe më kredibile prokuroriale dhe të dyshohet në paanshmërinë, kapacitet dhe profesionalizmin e tyre për të zgjidhur edhe rastet e krimeve të luftës, duke përfshirë edhe rastin lidhur me pohimet në Raportin e Dik Martit është në radhë të parë fyerje për prokuroritë e atyre shteteve.

Prokuroria e Shtetit shpreh kundërshtimin kundër krijimit të opinionit publik për të prezumuar fajësinë e kujtdoqoftë dhe vlerëson se ky është ndikim në organet e drejtësisë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Mund dhe duhet të prezumohet vetëm pafajësia.

Tribunali Hagës, i themeluar për të gjykuar krimet e luftës në ish Jugosllavi, në praktikën e deritashme, ka liruar persona të akuzuar për këto krime dhe asnjë prokuror dhe as ish prokurorët që kanë vepruar pranë këtij tribunali nuk kanë të drejtë që mossukseset e tyre për t’i dëshmuar akuzat e ngritura,  t`ia atribuojnë vendimeve të gjykatave.

Aq më parë ata nuk kanë të drejtë të prejudikojnë se sistemet gjyqësore vendëse nuk kanë gatishmëri, kompetencë, profesionalizëm dhe se nuk janë të paanshme për të gjykuar krimet e luftës. Pohimet e këtilla të ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës janë në kundërshtim me çdo etikë prokuroriale.

Prokuroria e Shtetit përkujton se, prokurorët e Tribunalit të Hagës në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, me ekspertët e tribunalit dhe me ata shqiptarë, kanë zhvilluar një hetim që ka rezultuar me mosgjetjen e provave për pohimet lidhur me trafikimin me organe njerëzore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Shtetit, gjithashtu përkujton se vetëm prokuroritë, si organe kompetente të një shteti apo ato të themeluara për të vepruar pran tribunaleve apo gjykatave janë kompetente për të akuzuar një person për kryerjen e një shkeljeje penale dhe se këtë kompetencë nuk e ka askush tjetër. Hetimet e raportuesve të parlamenteve, Prokuroria e Shtetit i vlerëson si informata që duhet dërguar organeve kompetente për ndjekje penale.

Prokuroria e Shtetit kërkon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që të gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj Dik Marti t`ia dërgojë në kompetencë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria e Shtetit siguron Asamblenë se pohimet nga Raporti i raportuesit të saj, do të vlerësohen si informata shumë serioze, të mbledhura nga një parlamentar i saj dhe se do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë faktorët relevant për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)