Prokurorët e EULEX-it hetojn 91 raste për korrupsion
Prishtinë, 25 shkurt - Prokurorët e EULEX-it dhe Prokuroria Speciale e Kosovës po hetojnë 91 raste të dyshuara për përfshirje në korrupsion dhe 55 të tjera për krim të organizuar, shtatë prej të cilave i dedikohen pjesës veriore.
EULEX, i cili shpeshherë është kritikuar për dështim në reformimin e sistemit të drejtësisë dhe shtrirjen e autoritetit në veri, që nga koha e vendosjes në Kosovë, ka arritur që të shqyrtoje vetëm 160 vendime për vepra të ndryshme penale.