17 Janar 2025

Prokurorët dhe avokatët duhet të zbatojnë kodet etike të tyre

Prishtinë, 2 Shkurt – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, priti sot në një takim pune një delegacion nga Oda e Avokatëve të Kosovës, në përbërje të kryetarit të kësaj Ode, Osman Havolli, të zëvendëskryetarit Isamedin Dedinca, si dhe kryetares së degës regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës për Prishtinë,  Merita Stublla Emini.

Fillimisht kryeprokurori Lumezi e uroi kryetarin Havolli për përzgjedhjen e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës, duke shtuar se pret nga ai që do të angazhohet në ngritjen profesionale të avokatëve, në mënyrë që edhe avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, me qëllim që puna e përbashkët e këtyre institucioneve do t’i kontribuonte zhvillimit dhe rritjes së progresit në sundimin e ligjit, si aspiratë e vendit tonë për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe në institucione ndërkombëtare, duke përqafuar standardet më të mira të tyre.

Të dyja palët u pajtuan që të kujdesen që prokurorët dhe avokatët të zbatojnë kodet etike të tyre, sidomos gjatë prononcimeve publike të avokatëve të respektohen palët në procedurë dhe të ruhet dinjiteti i tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)