24 Dhjetor 2024

Prokurorët amerikanë miratojn akt-akuzë ndaj Arid Ukës

New York, 22 qershor - Prokurorët e qytetit të New Yorkut kanë miratuar akuzën kundër një shqiptari të Kosovës, të akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe duke lënduar dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.

Në një komunikatë, prokurorët kanë thënë se Arid Uka, 21 vjeçar, i është afruar një autobusi më 2 mars në aeroport, ka pyetur në anglisht nëse aty kishte amerikanë.

Deklarata thotë se Uka më pas ka filluar të qëlloj me pistoletë në personelin ushtarak amerikan derisa e ka përsëritur me zë të lartë një shprehje arabe që do të thotë, “Zoti është i madh”.

Prokurorët amerikanë e kanë akuzuar Ukën me vrasje, vrasje në tentativë dhe posedim të armëve të zjarrit. Nuk është ende e qartë nëse Arid Uka do të ekstradohet nga Gjermania në SHBA për tu përballur me këto akuza.

Arid Uka do të përballet me të njejta akuza edhe në Gjermani. Hetuesit gjermanë kanë thënë se Uka ka treguar vet se ai e ka kryer sulmin si hakmarrje ndaj misionit amerikan në Afganistan, mirëpo hetuesit kanë thënë se nuk kanë gjetur asnjë lidhje në mes tij dhe ndonjë organizate terroriste. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)