03 Maj 2024

Projektligji për veteranët në Kuvend

Prishtinë, 20 shkurt - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se Projektligjin për veteranët e UÇK-së e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës.

“E procedova në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për veteranët e UÇK-së, të aprovuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës. Me këtë ligj përcaktohen të drejtat në benificione për veteranët e UÇK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social “Facebook”.

Veteranët e UÇK-së ndahen në këto kategori: veteran invalid i luftës së UÇK-së, veteran luftëtar i UÇK-së, veteran i internuar i UÇK-së, veteran ushtar i zhdukur (i pagjetur) i UÇK-së, veteran pjesëtar i UÇK-së, veteran pjesëmarrës i luftës së UÇK-së. “Veteranit luftëtar i UÇK-së, nëpërmjet njohjes së të drejtës në pension dhe benificione të ndryshme, i sigurohet mbështetje financiare dhe benefite të caktuara për kontributin e dhënë në luftën e UÇK-së. Veterani luftëtar realizon pensionin personal, shtesa në pensionin e pleqërisë si dhe pensionin e trashëgimtarëve, pas vdekjes së veteranit”, ka thënë Thaçi.

Ai ka treguar se në kuadër të benefiteve hyjnë edhe e drejta në shërbime shëndetësore falas, e drejta e përparësisë në punësim, e drejta e udhëtimit, e drejta e riaftësimit profesional dhe lehtësira të tjera, si: e drejta e stazhit të dyfishtë, përkujdesja për banim, përparësia e pranimit në institucionet arsimore publike, lirimi nga pagesat administrative në shkollimin publik, vendosja në shtëpitë e personave të moshuar dhe mbulimi i shpenzimeve të varrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)