15 Janar 2025

Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi shqyrtohet të martën

Prishtinë, 20 dhjetor - Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e këtij Komisioni, vendosi që Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ta shqyrtojë me datë 26 të këtij muaji.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit u dakorduan që gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në mbledhje të jenë të ftuar kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar (Komisioni i emëruar nga kryeministri Haradinaj), përkatësisht Shpejtim Bulliqi, kryetar i këtij Komisioni. 

Pas kësaj është prezantuar hulumtimi parlamentar mbi analizën buxhetore të MPJ-së dhe MDIS, ndërkaq, në fund të këtij takimi, u vendos që anëtarët e Komisionit: Danush Ademi, Time Kadrijaj dhe Doruntinë Maloku, të jenë përfaqësuesit e Komisionit për pjesëmarrje në programin trajnues në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)