Projekt për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës
Prishtinë, 12 korrik - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi.
\"Palët nënshkruese u pajtuan për bashkëpunim në periudhë kohore njëvjeçare, me qëllim lejimin e qasjes nëpër institucionet korrektuese në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi, duke përfshirë edhe ofrimin e këshillave dhe ndihmës juridike për personat e privuar nga liria\", thuhet nw njw komunikatw tw Ministrisw.
Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, palët pajtohen që anëtarëve të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, t`u lejohet që të vizitojnë të gjitha institucionet korrektuese të Kosovës.