Programi "Kërko Drejtësi” mban takimin e fundit
Prishtinë, 21 shtator - Programi "Kërko Drejtësi” (D4J) i financuar nga Departamenti i SHBA-së/INL në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), organizon sot takimin e fundit të programit D4J.
Në këtë takim do të prezantohet ndikimi dhe përparimi i shënuar në fushën e edukimit dhe fuqizimin akterëve vendor në kërkim të drejtësisë dhe në përmirësim ndarjes së drejtësisë në Kosovë.
Programi D4J (Kërko Drejtësi) dhe koalicioni simotër bashkojnë në një vend udhëheqësit kryesorë të qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë për promovimin e llogaridhënies dhe ofrimit të shërbimeve, me fokus në angazhimin e të rinjve.
Programi D4J – si koalicion i parë i llojit të vet–mobilizon publikun dhe akterët e sektorit privat dhe mësimdhënësit për të avancuar çështjet e llogaridhënies, qasshmërisë dhe përfshirjen në sektorin e drejtësisë.