17 Janar 2025

Procesi i aplikimit të invalidëve do të fillojë në fillim vitin e 2017-të

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Fadil Shurdhajn dhe sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqin.

Në këtë takim u bisedua për formimin e Komisionit Mjekësor për verifikimin e invalidëve të UÇK-së, si dhe vazhdimin e projektit për përkrahje me proteza për invalidët.

 Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të MPMS-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Ministri Abrashi dhe përfaqësuesit e invalidëve të UÇK-së u dakorduan që procesi i aplikimit të invalidëve të fillojë në fillimvitin e 2017-të.

Ata u pajtuan gjithashtu që MPMS të vazhdojë edhe më tutje financimin e protezave për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)