18 Janar 2025

Proces i rregullt i Komisionit për Drejtor të AKK – së

Prishtinë, 8 qershor - Më 7.6.2016 Komisioni për Legjislacion , Mandate , Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agejncisë Kundër Korrupcionit , e udhëhequr nga kryetarja , Albulena Haxhiu – Krasniqi , intervistoi kandidatët për Drejtor të Agjencionit Kundër Korrupcionit.

Në listë ishin 29 kandidatë kurse , në ndërkohë dy ( 2 ) kandidatë kishin lajmëruar se kishin hequr dorë nga kandidimi. Gjithashtu, katër (4 ) kandidatë nuk erdhën për intervistim , pa e lajmëruar fare Komisionit për mosardhjen e tyre. Komisioni ishte në përbërje prej nëntë ( 9 ) anëtarësh , 3 nga PDK , 3 nga LDK , dhe 2 nga minoritetet ndërsa kryetarja e Komisionit ishte nga VV. Janë intervistuar 23 kandidatë.

Sipas KMDLNj –së puna e Komisionit për intervistim ka qenë shumë e mirë kurse kryetarja e Komisionit e ka udhëhequr intervistimin pa asnjë vërejtje.

Të gjithë kandidatët janë trajtuar njësoj gjatë intervistimit. KMDLNj nuk e ka vërejtur asnjë rast kur ndonjë kandidat është favorizuar apo diskriminuar gjatë intervistimit. Të gjithë kandidatët e intervistuar kanë pasur nga 15 minuta për t’u përgjigjur në tri (3) pyetje të Komisionit. 

Të gjitha pyetjet kanë qenë të njëjta për të gjithë kandidatët. Asnjëri kandidat nuk i ka shfrytëzuar 15 minutat e caktuara për përgjigje mirëpo , pas përfundimit të intervistimit , kryetarja e Komisionit ua ka dhënë munëdësinë e barabartë që kandidatët të shtojnë atë që eventualisht kanë harruar ta thonë gjatë intervistimit.
Paraprakisht , kryetarja e Komisionit , znj. Albulena Haxhiu – Krasniqi ka kërkuar që  të mos i përdorin telefonat gjatë tërë procesit sikur që ka kërkuar nga vëzhguesit që të mos e lëshojnë sallën e intervistimit deri në përfundim të procesit e që është respektuar nga të gjithë.

Medieve u është lejuar të marrin pamjet në fillim pastaj u është kërkuar , për shkak të kandidatëve , ta lëshojnë sallën.
Të gjithë kandidatët e intervistuar i kanë shfrytëzuar 193 minuta që përpjestuar me numrin e të intervistuarve rezulton se ( 1) një  kandidatë ka shfrytëzuar 8.39 minuta për intervistim.

Pas përfundimit të intervistimit Komisioni ka vendosur , në bazë të pikëve të fituara që Kuvendit të Kosovës t’i propozojë dy kandidatë për votim ; Burim Sadiku me 85 pikë dhe Shaip Havolli me 78.5 pikë.

KMDLNj nuk e ka asnjë vërejtje në punën e Komisionit në respektimin e procedurës duke e vlerësuar këtë intervistim si ndër më të mirët në mos edhe më të mirin deri më tani.

Vlerësimi për kandidatë ka qenë çështje e anëtarëve të Komisionit dhe jo përgjegjësi e KMDLNj – së apo monitoruesve të tjerë dhe asnjëri prej kandidatëve nuk ka arsye të ankohet në pyetjet e parashtruara sepse ato kanë qenë të thjeshta dhe lehtësisht të kuptueshme.

KMDLNj vlerëson se , së paku edhe dy kandidatë kanë merituar t’i shtohen listës së propozuar ndërsa vlerëson gjithashtu se së paku 40 % e kandidatëve nuk është dashur të thirren fare për intervistim sepse njohuritë e tyre për këtë post kanë qenë të pamjaftueshme andaj duhet të shqyrtohet mundësia që në të ardhmen të ftohen për intervistim  vetëm kandidatët që e kalojnë kualifikimin e jo të gjithë ata që konkurojnë.

Për KMDLNJ- në është shqetësues fakti se prej 29 kandidatëve , vetem 3 kandidatë kanë qenë femra ( njëra fare nuk ka ardhur për intervistim ) kurse asnjë kandidat nuk ka qenë radhët e pakicave.
KMDLNj falenderon Komisionin për mirëkuptim , bashkëpunim dhe ofrim të të gjitha mundësive për monitorim të procesit të intervistimit për Drejtor të AKK –së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)