18 Janar 2025

Prizreni proteston për të kërkuar llogari nga institucionet lokale e qendrore

Prishtinë, 15 qershor - Në emër të OJQ-ve organizatore të protestës, EC Ma Ndryshe ka ftuar të gjithë qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës në protestën për të kërkuar llogari nga institucionet lokale dhe qendrore për vdekjen e tre vjeçares Xheneta Gashi në fillim të javës në Prizren.

 Protesta do të mbahet më 15 qershor 2016, e mërkurë, në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe fillon në orën 12.00

Protesta qytetare do t’i ketë dy kërkesa: dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë.

Këto organizat kanë theksuar se në vazhdën e kundërshtimeve dhe rezistencës ndaj qeverisjes së të dënuarit Ramadan Muja, që prej dy vitesh disa herë është tërhequr vëmendja dhe është kërkuar llogari dhe dorëheqje nga zyrtarët e institucioneve komunale për mospërgjegjësinë e tyre karshi qytetarëve, me qëllim që degradimi i institucioneve dhe qytetit të Prizrenit të ndalet.

 Qeverisja nga persona me precedent penal, jokompetenca, korrupsioni, nepotizmi etj., i kanë shkaktuar dëme të mëdha Prizrenit dhe kanë ulur dukshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve lokale, duke e bërë kështu pushtetin komunal jolegjitim. 

Mirëpo, ky degradim nuk është përcjellur asnjëherë me përgjegjësi nga zyrtarët lokal dhe aq më pak nga institucionet qendrore.

Madje shumë nga rastet kriminale të zyrtarëve publik kanë ngelur duke u zvarritur nëpër institucionet e drejtësisë për vite me radhe, përfshirë edhe procesin e kryetarit të dënuar, Ramadan Muja.

Si rrjedhojë e kësaj, Prizrenit po i humbet çdo ditë e më shumë trashëgimia kulturore-historike, po i shemben objektet e vjetra dhe ajo që është më e rëndësishmja pas gjithë kësaj papërgjegjësie institucionale, Prizreni pësoi një tragjedi me vdekjen  e vajzës 3 vjeçare Xheneta Gashi.

 Vdekja e një qytetareje si pasojë e mos-intervenimit të institucioneve është kufiri i cili nuk mund të tolerohet. Përgjegjësit e këtij krimi duhet të vihen sa më parë para drejtësisë. Qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës janë të gjithë të kërcënuar nga ky lloj pushteti, në vend të Xhenetës mund të ishte secili prej nesh. Ne s’mund ta tolerojmë edhe më gjatë një pushtet që përveç trashëgimisë vret edhe njerëz.

Prandaj, Qytetarët Aktivë Për Prizrenin, ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, që t’i bashkangjiten protestës qytetare, të thirrur nga disa organizata të shoqërisë civile, të Mërkurën me 15 Qershor, nga ora 12:00, në Sheshin Shadërvan, për të kërkuar llogari dhe dorëheqje të menjëhershme të kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të mjedisit, Ferid Agani, dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)