Prizreni mbush një vit me kryetar të dënuar
Edhe një vit pas, qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të mbeten peng të procesit gjyqësor të Ramadan Mujës, kjo edhe për shkak të zvarritjes së lëndës dhe papërgjegjësisë së institucioneve të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Eulex-in.
Ky rast është dëshmia më e mirë se drejtësia vendore dhe ajo e EULEX-it, punon për interesa politike të grupeve kriminale në pushtet.
Qytetarët Aktivë #perprizrenin në mënyrë simbolike ia \"urojnë\" kryetarit Ramadan Muja, një vjetorin e dënimit, ndersa kërkojnë nga Gjykata e Apelit që të marrë parasyshë interesin publik, dhe sa më parë të shqyrtojë lëndën e të dënuarit Muja, sepse qytetarët e Prizrenit nuk duan që të jenë peng të kriminelëve të cilët po vazhdojnë të abuzojnë me institucionet komunale!