Prizren, protestohet kundër krytarit të dënuar
Prizren, 17 mars - Një grup i vogël i qytetarëve aktivë Për Prizrenin ka bllokuar hyrjen kryesore në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, për tia pamundësuar kështu që aty të futet i pari i këtij qyteti Ramdan Muja.
Komuna është e jona, jo e kriminelëve është njëra nga thirrjet që dëgjohet aty.
Ata po vlerësojnë se, meqë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është shpallur fajtor në shkallën e parë të gjyqësorit, ai nuk e meriton që të mbajë më postin e të parit të Komunës. Qytetarë aktivë po kërkojnë nga Muja që mandatin t\'ua kthejë qytetarëve dhe që presidentja e shtetit të shpallë zgjedhjet për kryetar të Prizrenit.
Deri tash në Shtëpinë e Bardhë në Prizren kanë hyrë vetëm Policia e Kosovës. Koha.net do tju mbajë të informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje.