Prizren, 180 gjoba ndaj qytetarëve për mos bartje te maskave
Prizren, 19 nëntor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim te masave anti-covid ne qendrat tregtare dhe lokacionet tjera ne komunën e Prizrenit nuk kanë gjetur parregullsi.
Por njësitet policor në rajonin e Prizreni dje ne zbatim te vendimeve te Qeverisë se Republikës se Kosovës kanë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve te cilët nuk i kanë respektua masat (mos bartja e maskave).
Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.