06 Maj 2024

Pritje të gjata në pikëkalimet kufitare Kosovë Serbi

Prishtinë, 5 janar - Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjere, ju informojmë se në disa pikë kalime kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë janë krijuar kolona me pritje të gjata.

Departameniti i Policisë Kufitare, saktësisht zyrtaret policore të pikë kalimeve kufitare Merdare, Dheu i Bardhë dhe Mutivodë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë krijuar kolona dhe pritje të gjata në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikë kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku kolonat janë të gjata diku nga 1-2 kilometra dhe pritjet zgjasin me orë të tëra me kohëzgjatje rreth 2 deri në 4 orë.

Ndërsa sa i përket pikë kalimit kufitarë në Mutivodë, në dalje pritjet janë të shkurtëra në kohëzgjatje normale prej 10-20 minutave.

Kohëzgjatja e pritjeve në pikë kalime kufitare po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve, frekuentim ky i cili gjatë vikendit është më i theksuar dhe kjo kryesisht ka ndikuar në krijimin e pritjeve.

Policia e Kosovës me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe shkurtimit të pritjeve të gjata, me kohë ka shtuar numrin e zyrtarëve policor nëpër këto pikë kalime kufitare, ku është duke punuar me intensitet të shtuar, duke shtuar edhe korsi shtesë të kontrollit kufitar.

Policia e Kosovës njofton dhe njeherit sugjeron të gjithë qytetareve që mundësisht të shfrytëzojnë pikë kalimet tjera kufitare, ku ka më pak pritje me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata në kolona të krijuara në këto pikë kalim kufitare.

Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)