14 Janar 2025

Pritet kthim masiv i emigrantëve të Kosovës

Prishtinë, 9 janar - Kthime masive të emigrantëve kosovarë pritet të ndodhin shpejt.

Me prioritet, largimin e të ikurve të muajve të fundit për në shtete të Bashkimit Evropian do ta bëjnë Gjermania, Austria e Zvicra, dhe, sipas burimeve, shpenzimet e udhëtimit do të detyrohet t’i heqë Qeveria e Kosovës.

Një burim i gazetës ka thënë të enjten se tashmë Ambasada e Kosovës në Gjermani ka kontaktuar me aviokompani, të cilave iu ka kërkuar të bëjnë oferta në lidhje me transportimin e emigrantëve nga Gjermania në Kosovë. Oferta është kërkuar të bëhet për një mijë emigrantë.

“Ambasada ka komunikuar me disa aviokompani nga të cilat ka kërkuar të dijë se cila është kostoja për kthimin me avionë të një mijë emigrantëve. Nuk e di nëse është përzgjedhur kompania, por dihet se fatura do të paguhet nga Buxheti i Kosovës”, ka thënë ky burim.

 

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)