18 Maj 2024

Priten arrestime të reja për skandalin e pasaportave

Prishtinë, 15 maj - ​Kur ka kaluar rreth një vit e gjysmë nga nisja e hetimeve mbi skandalin e pasaportave, ku rezultojnë të përfshirë shtetasja gjermane Natali Velijaj, së bashku me tetë persona tjerë biznesmenë, ende nga gjykata nuk ka një epilog.
 
Por, që nga 22 maji i këtij viti pritet të startojnë seanca maratonë rreth këtij skandali, të cilat do të drejtohen nga gjyqtari Malcolm Simons.

Përveç,  Natali Velijajt nën akuzë janë Fisnik e Betim Blakaj, si dhe biznesmenët Nazmi Thaci, Ergyn Dogani, Jakup Blakqori, Hashim Shala, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala.
 
Megjithëse këta nuk janë të vetmit persona që janë përfshirë në këtë skandal. Sipas burimeve të Kosovës Sot, pritet që për pak kohë të ketë edhe arrestime të reja për të njëjtin rast.

 

/Kosova Sot/
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)