27 Dhjetor 2024

Prioritet i MPB sundimi i rendit dhe ligjit në veri të Kosovës

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi në një konferencë për media ka thënë se prioritet kryesor për ministrinë e tij është luftimi i krimit të organizuar dhe vendosja e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës.

"Duke marrë për bazë se gjatë këtij viti do të përmbyllet procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë dhe rishikimit, përkatësisht reduktimit të misionit të EULEX-it dhe me qëllim të përmbushjes me sukses të mandatit të Ministrisë dhe Prioriteteve Strategjike të Qeverisë, që ndërlidhen me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, prioritetet e MPB për vitin 2012 janë: sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, plotësimi i kritereve teknike për Liberalizimin e Vizave me BE-në, vazhdimi i reformave në Agjencionet Ekzekutive të MPB-së dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar", ka theksuar Rexhepi.

Në mesin e prioriteteve është edhe arrestimi i 6 të dyshuarve për vrasjen e Enver Zymberi për të cilët është lëshuar flet arrest ndërkombëtarë.

Ministri Rexhepi e ka pranuar se arrestimi i këtyre personave do të jetë i vështirë pasi që këta persona sipas informatave që ai disponon janë gjatë gjithë kohës në lëvizje. Ata sipas ministrit Rexhepi udhëtojnë nga Kosova në Serbi por edhe në Mal të Zi.

Ministri Rexhepi thekson se mos kontrolli i plotë i kufijve në veri dhe barrikadat e bëjnë edhe më të vështirë arrestimin e Ratomir Bozoviq, Radovan Radiq, Milovan Vlaskoviq, Slobodan Vuqiniq , Dushan Jovanoviq dhe Ratomir Kasaleviq të cilët kërkohen nga Interpol-i.

Sa i përket sigurisë se dokumenteve civile Rexhepi ka theksuar se në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme do të funksionalizojë plotësisht Agjencionin për Regjistrim Civil me shërbime në një vend për të gjitha dokumentet e gjendjes civile dhe regjistrimit civil.

"Rritja e sigurisë së lëshimit të dokumenteve civile përmes digjitalizimit dhe skenimit i të gjitha librave amzë në bazën qendrore të të dhënave përbën një pjesë të rëndësishme të punës sonë në vazhdimësi", ka theksuar ai.

Po ashtu Rexhepi ka thënë se gjatë vitit 2012 do të fillojmë me lëshimin e Letërnjoftimeve biometrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)