Prindërit e Astrit Deharit kërkojnë hetim nga një institut i Zvicrës
Prishtinë, 25 shkurt - Prindërit e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Avni dhe Xhemilje Dahari, kanë pazgjedhur një institut në pjesën franceze të Zvicrës për të hetuar vdekjen e birit të tyre në burgun e Prizrenit.
Këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për përbashkët me avokatin e tyre, Tomë Gashi.
Avni Dehari, babai i Astritit tha se janë bërë hetime të institucioneve të Kosovës për rastin e djalit të tij, por nuk janë pajtuar me ekspertizën e tyre, prandaj kanë angazhuar ekspert ndërkombëtar të pavarur.
Ndërsa, Xhemile Dehari, nëna e Astritit tha se janë përcaktuar për këtë institut të Zvicrës, duke qenë se kanë jetuar në këtë shtet dhe se i besojnë drejtësisë zvicerane.
Prindërit e Astritit, thanë se juridikisht do ti besojnë çfarëdo rezultati që nxjerr ky institut, porse shpirtërisht nuk do të besojnë asnjëherë se djali i tyre është vetëvrarë.
Kurse, avokati Gashi tha se Qeveria e Kosovës duhet ti mbaj premtimet e tyre dhe ti mbuloj shpenzimet për hetuesit e pavarur, në të njëjtën kohë edhe të gjitha procedurat ligjore siç duhet për një bashkëpunim ndërkombëtar.