Princi i Uellsit vizitoi shtabin e KFOR-it
Prishtinë, 19 mars - Sot Princi i Uellsit vizitoi shtabin e Forcës së Kosovës (KFOR) në Prishtinë. Ky ishte një nga angazhimet e fundit të Princit të Uellsit dhe Dukeshës së Cornwall-it në turneun e tyre në Ballkanin perëndimor.
Princi i Uellsit u mirëprit në kampin Film City nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta dhe Garda e Nderit e përbërë nga pjesëtarë të shërbimit të KFOR-it.
Gjatë vizitës, Princi vendosi lule në monumentin e pjesëtarëve që shërbenin në KFOR dhe tek 14 ushtarakët e Britanisë së Madhe të cilët paguan sakrificën sublime në shërbim të paqes gjatë operacioneve në Kosovë. Kjo ngjarje solemne u përcoll edhe nga Ambasadori i Britanisë në Kosovë z. Ruairí OConnell dhe nga përfaqësues të kontingjenteve të ndryshme ushtarake që shërbejnë në KFOR.
Princi i Uellsit i shoqëruar nga Gjeneralmajori Miglietta, takoi Gjeneralët e KFOR-it dhe përfaqësues të lartë të shteteve të ndryshme, si dhe pjesëtarët e kontingjentit Kanadez dhe Irlandez.
Princi i Uellsit vizitoi KFOR-in si pjesë e vizitës së Madhërive të tyre Mbretërore në Kosovë më 18-19 mars.