Prezentohet raporti i Projektit të Binjakëzimit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Prishtinë, 6 korrik - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, ku u bë prezantimi i raportit tre mujor.
Ky projekt që ka për qëllim përmirësimin e arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike, u vlerësua lartë nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Partnerët vendor dhe ndërkombëtar, të përfshirë në këtë projekt shprehën gatishmërinë e tyre që të përkrahin projektin e binjakëzimit, me qëllim që Akademia në një të ardhme të afërt të jetë institucion i arsimit të lartë në fushën e rendit dhe sigurisë publike në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tha se Akademia do të jetë e përkushtuar që në partneritet të plotë me Qeverinë e Kosovës, Komisionin Evropian dhe me përfaqësuesit e projektit, që ky proces të përfundoj me sukses. Ai vlerësoi se faza e parë e implementimit është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndërsa udhëheqësi i Projektit të Binjakëzimit, Anti Haikio, tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike në një të ardhme të afërt mund të shërbej si një model jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë me të gjithë partnerët ka bërë që të jemi në një fillim të mirë dhe pozitiv në realizimin e këtij projekti.
Ndryshe projektit i binjakëzimit është i financuar nga Komisioni Evropian, i cili është fituar nga Finlanda dhe Estonia dhe ka të bëjë me përmirësimin e arsimit në sektorin e sigurisë publike në Republikën e Kosovës.