Prezantohet studimi për efikasitetin e gjykatave
Prishtinë, 13 gusht - Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID, Brian Martalus do të flasë në prezantimin Transparenca dhe Efikasiteti i Gjykatave Themelore të Kosovës, raport ky që sjell rezultatet e anketës së kënaqshmërisë së përdoruesve të gjykatës.
Programi i Fuqizimit të Sistemit të Drejtësisë i USAID-it në partneritet me Demokracinë Plus kanë kryer një anketë, e cila është e dizajnuar për të vlerësuar cilësinë e shërbimeve gjyqësore nga përdoruesit e gjykatave, përfshirë palët në procedurat gjyqësore dhe përdoruesit e tjerë të gjykatave, duke përfshirë edhe avokatët.
Studimi u fokusua në tri fusha kryesore të shërbimeve gjyqësore; efikasitetin, transparencën dhe përvojën e korrupsionit.
Programi i Fuqizimit të Sistemit të Drejtësisë i USAID është program katërvjeçar që fokusohet në promovimin e një sistemi gjyqësor që i përmbahet standardeve të larta të pavarësisë, paanësisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, si dhe në mbështet funksionimin dhe integrimin e strukturave gjyqësore në veri.