Prezantohet studimi për efikasistetin e Gjykatave Themelore të Kosovës
Prishtinë, 20 qershor - Demokraci Plus në bashkëpunim me Programin për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë te USAID-it organzion tryezën ku do të shpalosen të gjeturat e studimit Transparenca dhe Efikasisteti i Gjykatave Themelore të Kosovës, dhe do të diskutohet për gjetjet për Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Studimi ka për qëllim që të vlerësoj eksperiencat e përdoruesëve të shërbimeve të Gjykatës apo palëve në proces dhe avokatëve apo përfaqësuesëve të autorizuar në qasjen në informacion, efikasitetin në procedimin e rasteve dhe praninë e dukurive negative siç është korrupsioni.