Prezantohet strategjia e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë
Prishtinë, 30 shtator - Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet strategjia zhvillimore e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për vitin 2016-2020.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, drejtori i Departamentit për Siguri Publikë në OSBE, z. Ake Roghe, si dhe zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendor.
Konferenca do të mbahet në objektin kryesor të MPB-së, duke filluar në ora 11:00.