Prezantohet Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve
Prishtinë 9 janar - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK),.Enver Peci, me rastin e fillimit të projektit Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), priti në një takim pune Ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi, Kryeprokurorin e Shtetit Ismet Kabashi dhe përfaqësuesit bartës të projektit, Menaxherin e Projektit Edis Brkic dhe Argjend Karai përfaqësues i International Management Group (IMG).
Qëllimi i takimit ishte, që KGJK të njoftoj KPK-në dhe MD-në me fillimin zyrtar të projektit dhe me aktivitetet që ka ndërmarrë në fillim.
Gjithashtu, në takim është kërkuar edhe është shprehur edhe gatishmëria e të tre institucioneve në gatishmërinë për të mbështetur me të gjitha kapacitetet realizimin e projektit, për të gjitha obligimet që kemi marrë para donatorit.
KGJK, si bartëse e projektit, në takim prezantoi angazhimet që ka ndërmarrë në kuadër të projektit të realizuara nga takimi i fundit të mbajtur në shtator të vitit 2013 ku ishte nënshkruar edhe Marrëveshja e Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Qeverisë së Norvegjisë si donator i projektit.
Me këtë rast, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Peci falënderoi edhe njëherë Qeverinë Norvegjeze për kontributin e dhënë në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit duke besuar se do të vazhdojë me dhënien e kontributit edhe më tej, gjithashtu, kërkoj nga ana e bartësve të projektit që të bëjnë punë e tyre në mënyrë profesionale dhe transparente.
Nga ky projekt presim rezultate pozitive duke pasur parasysh rëndësinë e veçantë që ka, si për KGJK dhe KPK. theksoi z. Peci
Po ashtu, falënderoi Qeverinë e Kosovës dhe ministrin Kuçi për mbështetjen e dhënë në të gjitha fazat e hartimit të legjislacionit.