Prezantohet ‘Raporti vjetor 2019’ i Policisë së Kosovës
Prishtinë, 16 janar - Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës Rashit Qalaj, së bashku me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të PK-së, prezantuan raportin vjetor të vitit 2019.
Prezantimi i raportit filloi me fjalën hyrëse të drejtorit Qalaj, për të vazhduar më pastaj me prezantimet nga drejtorët e departamenteve, ku secili prezantoi të arriturat, aktivitetet dhe statistikat analitike për fushën e tyre.
Bashkangjitur kësaj komunikate keni raportin e prezantuar të vitit 2019, si dhe disa foto konferencës zyrtare .