Prezantohet raporti rreth ligjshmërisë së përfitimeve të gjykatësve në Supreme

Prishtinë, 13 mars - Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Ligjshmëria e përfitimeve në Gjykatën Supreme të Kosovës”.
IKD gjatë kësaj konference për media do të prezantoj raportin analitik rreth ligjshmërisë së përfitimeve të gjykatësve në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes kompensimit të tyre për angazhime brenda dhe jashtë orarit të punës si dhe aktivitetet jashtë sistemit gjyqësor.
Për më gjërësisht për gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet, ftohen mediat ta përcjellin këtë konferencë për media.