29 Prill 2024

Prezantohet raporti i Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi

Prishtinë, 21 mars - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është paraqitur raporti vlerësues i zbatimit për vitin 2013 i Strategjisë Nacionale për Siguri në Bashkësi dhe Plani i Veprimit 2011-2016.

Me ketë rast, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional Strategjisë për Siguri në Bashkësi, vlerësoi se zbatimi i kësaj strategjie, gjatë këtyre viteve është karakterizuar me angazhime dhe suksese të arritura në aspektin e përmirësimit të sigurisë dhe cilësisë së jetës për të gjitha banorët e Republikës së Kosovës.

“Kam kënaqësinë që përmes këtij raporti vlerësues të shprehë mirënjohjet për të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile, forumet e sigurisë në bashkësi dhe të gjithë individët për angazhimin dhe kontributin e tyre të çmuar”, tha zëvendësministri Zeka.

Ai në veçanti falënderoi UNDP/KOSSAC për përkrahjen e dhënë në përpilimin e këtij raporti vlerësues.

Qëllimi i këtij raporti, ndër të tjera, është që të përmbushen synimet kryesore të Grupit drejtues, si organ mbikëqyrës, koordinues dhe mbështetës, që të jetë i informuar për të gjitha aktivitetet apo nismat e veprimit policor të orientuar në bashkësi, parandalimin e krimit, si dhe të vlerësojë progresin e arritur gjatë vitit 2013 në fushën e sigurisë në bashkësi, në Republikën e Kosovës.

Ky raport ka vlerësuar se në mesin e institucioneve të sigurisë, për publikun, Policia e Kosovës mbetet  institucioni më i besueshëm. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)