18 Janar 2025

Prezantohet raporti i ri për monitorimin e gjykatave të Kosovës

Prishtinë, 28 prill - Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), “Internews Kosova” dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së do të prezantojnë të enjten, më 28 prill, një Raport Monitorues për Gjykata i cili mbulon vitin 2015.

Ky raport që bazohet në shqyrtimin e më shumë se 600 aktgjykimeve do t’i kushtojë vëmendje të veçantë rasteve në ndërlidhura me korrupsionin, mirëpo do të adresojë edhe probleme të tjera të shqyrtuara gjatë punës në terren ky raport është përgatitur me financimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të projektit “Fuqizimi i mbikëqyrjes së shoqërisë civile në sistemin e sundimit të ligjit në Kosovë”.

BE-ja ka kontribuuar me afro 240,000 euro për këtë projekt dy-vjeçar i cili përfundon në muajin maj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)