18 Janar 2025

Prezantohet punimi për të drejtat e njeriut në epokën digjitale

Prishtinë, 6 shtator - Organizatat Jo Qeveritare LENS dhe KCIC organizojnë konferencën e parë nga projekti “Të drejtat e njeriut në epokën digjitale”, ku do të prezantohet punimi “Legjislacioni në fuqi dhe aplikimi” i cili sjellë bashkë kornizën legjislative të mbrojtjes së privatësisë si dhe atë të lirisë së shprehjes.

Punimi trajton ligjet në fuqi në Kosovë si dhe direktivat e Bashkimit Evropian të ndërlidhura me Kodin Penal, Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, Ligjin për Përgjimet Elektronike dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Në këtë konferencë, do të ketë folës dhe përfaqësues nga institucionet publike relevante të Kosovës, shoqëria civile, ekspertë të fushës dhe media.

Konferenca realizohet në kuadër të aktiviteteve të projektit “Mbrojta e të drejtave të njeriut në epokën digjitale”.

Qëllimi i projektit është që të adresojë cenimet e të drejtave të njeriut, lirive dhe demokracisë që janë shfaqur apo përkeqësuar në kohën e zhvillimeve teknologjike.

Projekti ka të bëjë me mbrojtën e të dhënave personale, të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)