01 Janar 2025

Prezantohet Projekti i USAID-it “Aktiviteti i drejtësisë në Kosovë”

Prishtinë, 1 shkurt - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, priti në takim Drejtoreshën e Projektit të USAID-it “Aktiviteti për Drejtësi në Kosovë”, Geralyn Busnardo dhe Zëvendësdrejtoreshën, Florije Manaj-Zogaj. Gjithashtu, në këtë takim ishte i pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Lavdim Krasniqi dhe në formë virtuale morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë, që angazhohen në kuadër të këtij projekti.   

Në këtë takim, qëllimi i të cilit ishte prezantimi i dinamikës së aktiviteteve dhe planit të punës, të aprovuar nga USAID-i për Projektin “Aktiviteti i drejtësisë në Kosovë”, Kryesuesi i KPK-së falënderoi Drejtoreshën e Programit të USAID-it për kontributin e USAID-it në të gjitha kohët, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim gjatë realizmit të aktiviteteve të parapara në kuadër të këtij projekti për sistemin prokurorial.

“Mirëpresim në çdo kohë përpjekjet e përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të sistemit prokurorial me anë të këtij projekti, me ç’rast do të kemi si rezultat rritjen e besimit të publikut, si dhe fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të sistemit prokurorial të Kosovës”, tha Kryesuesi Maloku.

Nga ana tjetër, Drejtoresha e këtij projekti, Geralyn Busnardo, shprehu urimet e saj për marrjen e detyrës nga ana e Kryesuesit të ri të KPK-së, Jetish Maloku, duke e informuar atë lidhur me ketë projekt pesëvjeçar, i cili do të zbatohet për të mbështetur përpjekjet e institucioneve të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut në institucionet e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë kryesorë në përmirësimin e ofrimit të qasjes së qytetarëve në shërbime cilësore të drejtësisë në Kosovë.

Ky program do të implementohet nga kompania amerikane, Chemonics International Inc, me seli në Uashington.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)