16 Janar 2025

Prezantohet metodologjia për të siguruar cilësi më të lartë në drejtësi

Prishtinë, 7 shkurt - Në kuadër të projektit mbi “Forcimin e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë në Kosovë” i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, do të mbahet konferenca sot në Prishtinë.

Gjatë ngjarjes mjetet e zhvilluara nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (KEED) në fushën e efikasitetit dhe cilësisë së drejtësisë do të prezantohen në sektorin e drejtësisë nga përfaqësuesit e Kosovës. 

Kjo përfshin udhëzime për statistikat gjyqësore dhe menaxhimin e kohës, listën e kontrollit të cilësisë së drejtësisë dhe manualin për kryerjen e sondazheve mbi kënaqësine e përdoruesve.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të  “Lehtësimit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë (Lehtësimi Horizontal)”, e cila është iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian (BE) dhe Këshillit të Evropës për Evropën Juglindore dhe Turqinë, si një mjet kryesor për promovimin e standardeve të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit të Evropës.

 “Lehtësimi Horizontal” është duke u zbatuar nga gjashtë përfitues, domethënë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, “ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, përderisa Turqia do të përfitojë nga analizat/këshillimi gjyqësor  nëpërmes  mekanimit koordinues të ekspertizës.

Zbatimi do të zgjasë më shumë se tre vite (maj 2016-prill 2019) me një buxhet prej €25 milion dhe do të fokusohet në tri tema: 1.Sigurimi i drejtësisë, 2. Luftimi i korrupsionit 3. Luftimi i diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)